Politikanët shqiptarë nga Maqedonia shprehin ngushëllime për vdekjen e Mikullovcit
Kryetarët e partive politike shqiptare kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit dhe politikanit nga Kosova, Adem Mikullovci.
Telegrafi Maqedoni më poshtë ua sjell ngushëllimet e krerëve të partive politike.
Ali Ahmeti:
“Lajmin e sotëm për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, kontribuuesit dhe hisedarit të palodhshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Adem Mikullovcit, e mora me pikëllim të madh. Baca Adem do të jetojë gjithmonë në artin dhe historinë shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Pusho në paqe mik i dashur”.
Ziadin Sela:
“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….
Teatri i jonë Leze-u mbyll.” po citoj disa fjalë që shkroi Baca Adem më 26 mars ditën që humbëm Leze Qenën! Sot me shumë dhimbje pranova lajmin e humbjes së aktorit të mirënjohur Adem Mikullovci! Një aktor i mrekullueshëm, ai ishte një legjendë, një yll që çdo roli që luante i jepte jetë! Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë kontributin e tij. Jemi rritur duke parë humorin e tij! Në 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Mikullovci deri në minutat e fundit të jetës i shërbeu politikës në Kosovë. Ngushëllime, familjes, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që ndoqën me respekt dhe dashuri punën e tij! Baca Adem do të kujtojmë sa të jetë jeta”.
Bilall Kasami:
Sot me dhembje të thellë e mësova lajmin për ikjen në amshim të mjeshtrit të skenës e ish deputetit Adem Mikullovci. Skena teatrore humbi një aktor të madh, e populli jonë një njeri të mençur dhe të urtë. Baca Adem ishte i palodhur gjatë veprimtarisë së tij, ku veç aktrimit ai guximin e tij e manifestoi edhe në cilësinë e deputetit, duke u bërë kauza e ndryshimit në kuvend. Familjes e komunitetit artistik, ngushëllime! Prehu në paqe Baca Adem!”.
Afrim Gashi:
Edhe një Adem u nda nga ne
Kalimi në amshim i legjendës së aktrimit, Adem Mikullovci, është një lajm i hidhur që na ka pikëlluar të gjithëve.
Do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri që u kujdes me aq delikatesë për artin dramatik, duke na e mbajtur gjallë shpresën, duke na falë buzëqeshjen dhe duke na ndërgjegjësuar për të vërtetat sublime artistike, për vlerën e vërtetë të artit dramatik, por edhe për vlerën e njëmendtë të lirisë së njeriut shqiptar. Pas Adem Jasharit të pushkës dhe Adem Demaçit të mendjes, sot po ndahemi edhe nga Ademi i artit. Përveç në botën artistike shqiptare, emri i tij do të kujtohet edhe si njeri që i fali shumë Kosovës në çastet e përthyerjes së historisë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe Zoti të mëshiroftë Baca Adem! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime