Politika në Maqedoninë e Veriut mbetet e përçarë në procesin integrues

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpreh besimin se do të arrijë t’u përgjigjet me kohë dhe në mënyrë adekuate sfidave në procesin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, tha se procesi i skriningut do të nisë më 15 shtator, ndërsa pritet të përfundojë në nëntor të vitit 2023.
Skriningu nënkupton analizimin e gjendjes në legjislacionin vendor dhe hapat që duhen ndërmarrë për harmonizimin e tij me atë të Bashkimit Evropian.
Mariçiq tha se edhe pa nisur bisedimet me BE-në, institucionet kanë arritur të përshtatin deri në 45 për qind të ligjeve me ato të bllokut evropian.
Maqedonia e Veriut ka hapur formalisht bisedimet me BE-në më 19 korrik.
Kësaj i ka paraprirë miratimi i të ashtuquajturit “propozim francez” për zgjidhjen e disa mospajtimeve mes Shkupit dhe Sofjes rreth gjuhës dhe historisë.
Në bazë të këtij propozimi, Maqedonia e Veriut, mes tjerash, ka rënë dakord për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare.
Mariçiq tha se bisedimet reale me BE-në nuk do të fillojnë pa u bërë ndryshimet kushtetuese.
Procedura për to, sipas tij, pritet të nisë në vjeshtë dhe të përfundojë para procesit të skriningut.
“Para nesh është një proces i gjatë, që varet nga të gjithë ne. Dinamika, në masë të madhe, do të varet nga ne. Duhet angazhim nga të gjithë. Është një detyrë e madhe, pasi, në fund, me rëndësi do të jetë rezultati, nëse kemi arritur të bëjmë shtet të gatshëm për të qenë pjesë e BE-së. Unë besoj në kapacitetet shtetërore”, tha Mariçiq.
Opozita maqedonase, e cila ka kundërshtuar fuqishëm propozimin francez, mbetet në qëndrimin se bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së nuk kanë nisur dhe se Qeveria “vazhdon të gënjejë popullin për gjoja sukses të madh në procesin euro-integrues”.
“OBRM-PDUKM-ja nuk do të lejojë ndryshimin e Kushtetutës. Deputetët tanë nuk do të votojnë ndryshimin e Kushtetutës. Maqedonia [e Veriut) duhet të negociojë me BE-në me kushte që vlejnë për të gjithë”, tha në një reagim partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM.
Duke komentuar qëndrimet e pushtetit dhe opozitës, Albert Musliu, njohës i çështjeve politike, thotë se partitë, me veprimet e tyre, dëshmojnë se më tepër janë të përkushtuara për interesat partiake, sesa për ato shtetërore.
Integrimi evropian, sipas tij, është një procesi i gjatë që kërkon angazhimin e gjithë spektrit politik.
“Unë e kuptoj se ky nuk është hapi përfundimtar, por edhe kur të fillojnë realisht negociatat, ato kërkojnë punë, kërkojnë sakrificë, përkushtim në këtë proces”, thotë Musliu.
Maqedonia e Veriut ka marrë statusin e shtetit kandidat për BE qysh në vitin 2005, por nisjen e bisedimeve të anëtarësimit e ka penguar fillimisht një kontest i saj për emrin me Greqinë, e më pas mospajtimet me Bullgarinë.
Negociatat me BE-në, në të njëjtën ditë, i ka nisur edhe Shqipëria, e cila ka qenë në një paketë me Maqedoninë e Veriut.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka përshëndetur nisjen e këtyre bisedimeve, duke thënë se Uashingtoni “do të vazhdojë të jetë një partner i fuqishëm dhe i besueshëm”, derisa këto dy vende “punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit”.
“Në kohën kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë që të mbështetet aspirata për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion”, ka thënë Biden.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë ende jashtë BE-së, negociatat e anëtarësimit i kanë nisur më herët edhe Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asocimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë