Policia u thirr në një motel në Virxhinia, ku dëshmitarët raportuan se kishin parë një aligator që fshihej jashtë dhomës së një mysafiri.

Departamenti i Policisë së Qarkut Fairfax tha se oficerët iu përgjigjën Motelit Budget Host Travelers në Aleksandri pas një raporti për një kafshë dhe mbërritën për të zbuluar se me të vërtetë kishte një aligator afro 2 metra i gjatë.


Policia mësoi se aligatori ishte arratisur nga pronari i tij ndërsa transportohej nga New Yorku në një kopsht zoologjik të Karolinës së Veriut.

Ligji i Virxhinias ndalon posedimin e aligatorëve dhe kafshëve të ngjashme ekzotike, kështu që pasi zvarraniku u kap përsëri, policia shoqëroi kafshën dhe pronarin jashtë Qarkut Fairfax. /Telegrafi/