Policia njofton se një grua ka rrahur burrin e saj në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Pejë.
Në njoftim thuhet se një grua ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortit të saj.
"Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me datën e lartcekur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortit të saj viktimës mashkull kosovar", thuhet në njoftim.
E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































