Në kuadër të 16 ditorit të aktivizimit kundër dhunës në familje, Policia e Kosovës në Ferizaj në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, me qendrën strehuese të viktimave të dhunës dhe me Komunën, kanë organizuar një aktivitet për të ndarë fletushka me qëllim të parandalimit të rasteve të dhunës në familje.
Gjatë aktivitetit, komandanti i Policisë në Ferizaj, Ismet Dervishi, ka thënë se në mënyrë profesionale po i trajtojnë të gjitha rastet e dhunës në familje.
“Kemi bashkëpunim të mirë me prokurorinë, QPS-në dhe aktorët e tjerë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Pra nga ana jonë si Polici e Kosovës po i trajtojmë në mënyrë profesionale të gjitha rastet. Inkurajojmë të gjithë qytetarët t’i ruajnë familjet për shkak se familja është e shenjtë dhe pa familje nuk kemi shtet të fortë. Andaj kërkojmë nga të gjithë që t’i raportojnë rastet e dhunës në familje pavarësisht gjinisë”, ka thënë Dervishi.
Adelina Rexhepi, Drejtoreshë e QPS-së në Ferizaj, ka thënë se QPS-ja punon vazhdimisht punon me rastet e dhunës në familje dhe me rastet e dhunës në bazë gjinore.
“Çdo ditë vijnë raste të dhunës, andaj kemi raste që i prekin vazhdimisht secilin dhe me arsyetime të ndryshme. Shkaktarët kryesorë që ne për çdo ditë e vërejmë është teknologjia, trajtimi ose përdorimi jo i duhur i teknologjisë, ndoshta edhe gjendja ekonomike. Arsyeje tjetër e rasteve të dhunës në familje janë edhe qiftet bashkëshortore që nuk janë përgatitur për të hyrë në martesë. Kemi raste kur bashkëshortët për shkak të fëmijëve shkaktojnë probleme verbale e mandej dhunë në familje”, ka thënë Rexhepi.
Gresë Kllokoqi, Përfaqësuese e qendrës strehuese në Ferizaj, ka thënë se ofrojnë strehim dhe siguri për viktimat e dhunës në familje sëbashku me fëmijët e tyre.
“Gratë dhe vajzat e gjejnë strehimin tek ne, por edhe gjërat tjera sociale e profesionale. Sot iu kemi bashkangjitur këtij aktiviteti për shkak se Policia e Kosovës dhe QPS-ja janë aktorët kryesor që kemi komunikim të vazhdueshëm ku zakonisht referimet e rasteve bëhen nga këto dy institucione”, ka thënë ajo.
Kemajl Emini, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, ka thënë se trajtimi i rasteve të dhunës duhet të vazhdoi gjithmonë me profesionalizëm nga të gjitha institucionet përkatëse.
“Unë vlerësoj se për rastet e dhunës në familje nuk duhet të fokusohemi vetëm këto ditë, por edhe në ditët e tjera. Ne si komunë kemi qenë të përkushtuar vazhdimisht dhe me këtë kemi shprehur solidaritetin dhe kemi ndarë një objekt për shoqatën për mbrojtjen dhe të drejtat e gruas, pastaj jemi përkushtuar edhe për rregullimin e objektit por nëse ka nevojë do ta mbështesim edhe me staf shtesë”, ka thënë Emini./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës