Site icon Telegrafi

Mbyllet protesta e opozitës në Tiranë

(E plotësuar) Fjalimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pasua me intonimin e himnit kombëtar opozita mbylli protestën e sotme në Tiranë.

Protestuesit u tërhoqën nga Kuvendi i Shqipërisë, kryeministria dhe selia e Partisë Demokratike.

Në këtë protestë, fillimisht opozita marshoi tri herë kryeministrinë dhe më pas iu drejtuan Parlamentit.

Pikërisht këtu, u tensionua situata, pasi gurëve, tymuesve dhe bojës që u hodh, policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Më pas, u përdorën edhe topat e ujit ndërkohë që policia apeloi që protestuesit të shpërndahen, ose do të ndërhyjnë me forcë.

Lulzim Bash e drejtoi turmën drejt selisë së partisë së tij dhe siç bën zakonisht, nga aty mbajti fjalim, ku paralajmëroi protesta në të gjithë vendin.

————————————————————————-

Protestuesit në Tiranë drejtohen tek selia e PD-së

Protestuesit kanë lëvizur sërish dhe janë drejtuar tek selia e Partisë Demokratike.

Ka qenë vet kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që ka udhëhequr turmën drejt selisë blu.

Turma po kthehet në pikën e nisjes.

Nga aty pritet një adresim i Bashës për protestuesit, ashtu siç ka ndodhur zakonisht në protestat e fundit.

————————————————————————–

Policia ndërhyn me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën para Parlamentit në Tiranë

Vijon të jetë e tensionuar situata para Parlamentit të Shqipërisë, ku prej orës 12:30 është spostuar turma e protestuesve, pas thirrjes së drejtuesve opozitarë.

Policia ndërhyri fillimisht me gaz lotsjellës, por turma u shpërnda vetëm përkohësisht, për t’u rikthyer sërish më pas para godinës.

Nuk mungojnë as tentativat për të prishur barrierat rrethuese të parlamentit, por edhe hedhja e sendeve të forta drejt hyrjes.

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm i forcave të rendit, por zhvendosen drejt parlamentit, pasi ishin stacionuar fillimisht para kryeministrisë.

Policia ka bërë edhe një tentativë të dytë, duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa janë futur në veprim edhe makinat ujë-hedhëse, që synojnë të shpërndajnë turmën, shkruan tch.

Ndërkohë, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë thirrje për protesta paqësore.

Në një mesazh, ai bën thirrje për evitim të konfrontimeve.

Mesazhi i Presidentit Meta:

Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën.

Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë.

Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version