LAJMI I FUNDIT:

Policia ka shqiptuar 144 masa në Shkup, 10 për tejkalim të shpejtësisë

Policia ka shqiptuar 144 masa në Shkup, 10 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.03.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 144 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 144 masa, nga të cilat 10 masa për tejkalim të shpejtësisë, 10 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për kalim në semaforë të kuq, tetë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë…”, thonë nga MPB.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion për të kontribuar në rrugë më të sigurta./Telegrafi/