LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për protestën kundër ngritjes së çmimit të energjisë: Morën pjesë 200 protestues

Policia jep detaje për protestën kundër ngritjes së çmimit të energjisë: Morën pjesë 200 protestues

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me mbarëvajtjen e protestës së djeshme, ku qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas raportit të PK-së, protesta zgjatë rreth gjysmë ore dhe në të morën pjesë rreth 200 protestues.

Protestuesit: Propozimi i ZRRE-së për tarifat e rrymës është zhvatës, të shtetëzohet KEDS-i
Lexo po ashtu Protestuesit: Propozimi i ZRRE-së për tarifat e rrymës është zhvatës, të shtetëzohet KEDS-i

“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë 26.01.2022 – 12:00. Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme”, thuhet në raport.


Qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës
Lexo po ashtu Qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës

Po ashtu, siç njofton policia, protesta ka kaluar pa asnjë incident.

“Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar dhe çdo gjë ka kaluar pa ndonjë incident. Njësitë policore gjatë gjithë kohës kanë monitoruar mbarëvajtjen e protestës”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori