LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi të premtën në Prishtinë

Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi të premtën në Prishtinë

Policia ka dhënë detaje për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku një person u plagos me armë zjarri.

Në njoftim thuhet se i dyshuari ende është në kërkim nga policia.

“Rr. Mine Peza, Prishtinë 03.01.2025 – 18:30. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia”, thuhet në njoftim.


Policia shton tutje se rasti  vazhdon të jetë nën hetime./Telegrafi/