Një person në rrethana ende të panjohura dyshohet se me armë ta ketë qëlluar veten.
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:47 në rrugën “Dëshmorët e Lirisë”, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, i njëjti pasi është dërguar nga familjarët në QKUK ka ndërruar jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana të panjohura dyshohet me armë ta ketë qëlluar vetën. I njëjti pasi është dërguar nga familjarët dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/