LAJMI I FUNDIT:

Policia e Maqedonisë: Pesë persona kanë marrë pjesë në vrasjen e mbrëmshme, e kanë djegur makinën me të cilën janë larguar

Policia e Maqedonisë: Pesë persona kanë marrë pjesë në vrasjen e mbrëmshme, e kanë djegur makinën me të cilën janë larguar

Ministria për Punë të Brendshme në RMV ka dalë me detaje të reja në lidhje me vrasjen e mbrëmshme në Çarshinë e Shkupit.

Nga MPB thonë se autorët e vrasjes kanë qenë pesë persona të maskuar dhe me veshje të zeza.

“Më datë 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB Shkup është raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Samoilova” në Shkup, pesë persona të veshur me maska, me armë zjarri kanë shtënë në drejtim të J.K. (37) dhe E.I. (28), të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si dhe A.T.(34) nga Shkupi, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënie të ndihmës mjekësore”.


I plagosuri në ngjarjen e mbrëmshme në Shkup është lëshuar në shtëpi, ende nuk ka informacione për autorët e vrasjes së dyfishtë
Lexo po ashtu I plagosuri në ngjarjen e mbrëmshme në Shkup është lëshuar në shtëpi, ende nuk ka informacione për autorët e vrasjes së dyfishtë

“Është njoftuar prokurori publik, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe me urdhër të të cilit trupat janë dorëzuar për obduksion. Rreth orës 20:30 është djegur një automjet i tipit Audi A6 në rrugën për në Orizare të Epërme. Pas udhëzimeve të prokurorit publik janë zhvilluar biseda zyrtare me disa persona dhe po ndërmerren masat dhe aktivitetet përkatëse për zbardhjen e vrasjes”, thonë nga MPB Maqedoni.

Ndryshe, sot spitali “Shën Naumi i Ohrit” kanë njoftuar se personi i plagosur është lëshuar për kurim shtëpiak dhe se është jashtë rrezikut për jetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori