Nvidia po e bën teknologjinë e saj RTX më të qasshme dhe janë prezantuar kartelat grafike GeForce RTX 3050, 3080 Ti, 3070 Ti dhe 3090 Ti.
Modelet RTX 3050 dhe 3090 Ti do të jenë të disponueshme për përdoruesit e kompjuterëve, ndërsa RTX 3080 Ti dhe 3070 Ti do të jenë GPU të laptopëve.
Modeli RTX 3090 Ti, i cili është menduar për të apasionuarit dhe lojtarët më të mirë, sigurisht që tërheq vëmendjen më të madhe.
Nuk ka shumë detaje zyrtare rreth kësaj karte grafike, por shumica e thashethemeve sugjerojnë se ajo do të ketë një GPU plotësisht të aftë GA102, si dhe 10752 bërthama CUDA, 84 bërthama RT dhe 336 bërthama Tensor.
RTX 3090 Ti pritet të ketë një shpejtësi të orës “boost” prej 1860 MHz dhe do të mbërrijë me 24 GB memorie video GDDR6X, me një shpejtësi prej 21 Gbps. Më shumë detaje zyrtare mbi kartën grafike do të jenë të disponueshme më vonë.
Për laptopët, Nvidia ka ruajtur GPU RTX 3080 Ti dhe 3070 Ti. Nuk janë publikuar specifikime, por ato pritet të bazohen në GPU GA104.
Janë paralajmëruar edhe lojëra të reja, të cilat do të përdorin teknologjinë RTX, e ndër to janë The Day Before, Escape from Tarkov dhe titulli i Ubisoft Rainbow Six Extraction. /Telegrafi/