Po punonte në një objekt banesor – humb jetën punëtori nga Prishtina

Një punëtor kosovar ka humbur jetën gjatë punës në një objekt banesor në rrugën “Gucia” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 16:30.
Ekipet e specializuara, përfshirë ato mjekësore, arritën në vendngjarje ku u konfirmua vdekja e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/11/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































