“Po më kërkoni të bëhem diktator” – përplasje e Kurtit me Abdixhikun e Tahirin në Kuvend për shtrenjtimin e energjisë

Fjalimi i kryeministrit Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për propozimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ka nxitur kundërshtime nga ana e opozitës.
Kurti gjatë fjalës së tij tha se në një situatë të tillë energjetike nuk ka zgjidhje të lehtë, pasi që kriza është e rëndë.
Ai deklaroi se duhet zgjedhur mes reduktimeve, subvencionimit të energjisë nga shteti dhe shtrenjtimit të faturës së konsumatorëve. Sipas Kurtit zgjidhja duhet gjetur në mes të këtyre dy të fundit.
Pas kësaj, ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili i ka kërkuar Kurtit që të tregoj qëndrimin e tij karshi propozimit të ZRRE-së.
“Ne kemi një propozim të ZRRE-së dhe besoj që kjo është tema. Propozimi i tanishëm është çfarë mendon ti për të si kryeminstër, pra është i drejtë a është i përballueshëm, a mund ta përballojnë qytetarët këtë propozim. Gabimi i parë që bënë këtu është se konsumin e energjisë e barazon me të ardhurat e qytetarëve. Nuk është domosdo ai që shpenzon më shumë është i pasur, gabim e ki këtë kryeministër”, ka thënë Abdixhiku, shkruan Telegrafi.
Ai i është drejtuar Kurtit se a është e drejtë qytetarët të faturohen pa u paralajmëruar.
“Pse nuk po ju japim 4 muaj kohë qytetarëve e pastaj të filloj. Pse nuk e heq 8% sot të TVSH-së”, tha Abdixhiku.
Replikë pati edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Tahiri tha se personi që i ka hequr bllok tarifat në vitin 2017 është i njëjti person që sot është emëruar kryesues i bordit të ZRRE-së.
“Kryeministër po ta përkujtoj që në vitin 2017 personi që i ka heq bllok tarifat ka qenë Ymer Fejzullahu të cilin ju e keni votuar si kryesues të bordit të ZRRE-së. Sot ju po e kundërshtoni një akt të tij në vitin 2017, ndërsa e keni shpërblyer me një pozitë të rëndësishme. Po flasim për të njëjtin njeri që i ka hek tarifat në vitin 2017 dhe me të njëjti sot po e shtrenjton energjinë eklektike”, tha Tahiri.
Ai tutje iu drejtua Kurtit se nuk ka nevojë që të bëjë rolin e komentuesit të zhvillimeve nëpër botë.
“Nuk mendoj që qytetarët e vendit kanë nevojë me të pa ty si komentues të zhvillimeve nëpër botë çfarë po ndodh me energji. E rëndësishme për ne është pozicioni yt karshi kësaj krize. Sot na bëre të qartë se këto zhvillime nuk po i kupton as ti e as njerëzit që i ke për rreth”, tha Tahiri, shkruan Telegrafi.
E ndaj këtyre replikave, u përgjigj sërish kryeministri Albin Kurti, i cili tha se nuk i takon atij të marrë vendim përderisa ekziston ZRRE-ja.
“Stafi profesional i ZRRE-së nuk ka rekomanduar heqjen e tarifave, përkundrazi bordi dhe komisioni parlamentar i atëhershëm. Ajo çka duhet ta kuptoni është se në kundërshtim me komisionin parlamentar të asaj kohe dhe bordit të ZRRE -së ka qenë rekomandimi i stafit profesional”, tha Kurti.
Ai shtoi se e kupton që është një barrë financiare edhe për shtetin dhe qytetarët, por se bashkërisht duhet ta diskutojmë sesi të dalim nga kriza.
“Unë nuk mund të marr vendim përderisa ka ZRRE, të kërkosh prej meje që ta marr këtë vendim është pikërisht të kërkosh prej meje që të bëhem diktator. Ai raport do të marr komentet tuaja, qeverisë tonë, ministrave të linjës. Përndryshe ku është kuptimi që të kemi ZRRE nëse unë duhet të marr vendim. Ne kemi zgjedhur njerëz profesionist aty dhe duhet ti lëmë të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe raporti nuk është merre ose leje”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë