Site icon Telegrafi

Po ecte në mes të rrugës, brazilianen e godet autobusi – vajza e saj në karrocë për pak centimetra nuk përfundon nën rrotë

Ky është momenti rrëqethës kur një nënë që po ecte në mes të rrugës dhe po shtynte karrocën në të cilën gjendej fëmija i saj – goditet nga autobusi.

27-vjeçarja po ecte në mes të rrugës për të shmangur gropat e hapura në trotuar – kur u godit nga autobusi në Brazil, transmeton Telegrafi.

Kjo nënë e re shihet kur rrëshqet në asfaltin e largua dhe goditet me pjesën anësore të autobusit, duke i shpëtuar për pak më të keqes.

Në anën tjetër, vajza e saj që ishte në karrocë rrëzohet në tokë, pak centimetra larg rrotës gjigante të autobusit.

Shoferi dhe konduktori i autobusit shihen duke dalë jashtë për t’i kërkuar falje gruas, që i shpëtoi vdekje në komunën Varzea Grande në shtetin Mato Grosso. /Telegrafi/

Exit mobile version