Një grua është hedhur në ajër, kur anija që ishte në det shpërtheu derisa familja e saj ishin ndalur në port për ta mbushur me derivat.
Kamerat e sigurisë në portin Ponza të Italisë kanë kapur momentin e shpërthimit, ku nga detonimi i fuqishëm gruaja “fluturon” dhe përfundon në ujë, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë as punonjësit e pompës së derivateve, e as anëtarët e familjes që ishin në anije nuk janë lënduar në këtë shpërthim.
Videoja fillon duke shfaqur pompën e derivate dhe gruaja që po e mbushte anijen me derivat në portin e bukur të Italisë.
Dhe befasisht anija shpërthen dhe gruaja që qëndronte në këmbë, “fluturon” nga detonimi i fuqishëm dhe përfundon në ujë së bashku me një burrë që e shoqëronte.
Raportohet se gruaja, bashkëshorti i saj dhe vajza e dyshes që kanë kërcyer në ujë kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/