“Jemi në një situatë shumë më të mirë se dy vite më parë dhe po shkojmë drejt një forme endemike të kësaj sëmundjeje. Me rreth 70 ose 80 për qind të popullsisë të imunizuar, pritet të kemi një pranverë të butë dhe të harrojmë KOVID-in. Nuk mund të parashikojmë se si do të jetë dimri i ardhshëm dhe nëse do të ketë vaksinim sezonal për korona si për grip”, konsideron Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
Në emisionin “Triling” në Televizionin 24 ai tha se është herët që ta shpallim pandeminë si të përfunduar dhe të themi se omikroni do të jetë varianti i fundit i virusit.
“Do të ketë variante të tjera, por ka disa parametra të tjerë që tregojnë se pandemia ulet me intensitetin, pra me rrezikun që paraqet për sistemet shëndetësore dhe për individët. Por ajo vazhdon ende dhe sot njerëzit ende po vdesin të infektuar me omikron që ne themi se ka një ecuri shumë më të butë. Supozimet janë se pandemia gradualisht do të bëhet endemike, që do të thotë se virusi do të vazhdojë të jetë në mesin tonë, por do të shfaqet në grupe, shtete, popullata të caktuara dhe nuk pritet të ketë implikime aq serioze, pra kaq shumë vdekje”, tha Petliçkovski.
Ai njoftoi se përbërja e re e Komisionit të cilin e udhëheq e ka marrë detyrën që t’i definojë mënyrat në të cilat do të grumbullohet numrat e të vdekurve dhe do të prezantohen para publikut.
“Askush nuk gënjen dhe shpik numra dhe askush nuk do të merrte përgjegjësinë për të kurdisë numra. Metodologjia sipas së cilës regjistrohen të ndjerit është objekt diskutimi dhe ndryshimi, si dhe gjithçka për COVID-in, sepse është një sfidë me të cilën po përballemi në këtë moment”, tha kryetari i KSI-së.
Petliçkovski nuk e përjashton mundësinë nga heqja e certifikatave si kusht për hyrje në qendrat tregtare. Konsideron se ato po e humbin rëndësinë sepse po infektohen edhe të vaksinuar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vlora-Citaku-780x439.jpg)
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/CenterSkenderaj-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
![Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Hashim-Thaci-e1733510420349-780x439.jpg)
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re