LAJMI I FUNDIT:

Plenkoviq: Do të bëjmë gjithçka që Maqedonia e Veriut të marrë datën në qershor

Plenkoviq: Do të bëjmë gjithçka që Maqedonia e Veriut të marrë datën në qershor

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, në një deklaratë për AIM thotë se Kroacia do të bëjë gjithçka që mundet që t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të marrë datën për negociatat me BE-në në muajin qershor.

Plenkoviq, i cili dje pasdite ishte për vizitë në Bruksel, dhe vendi i të cilit e merr kryesimin me BE-në që nga viti i ardhshëm, përkujtoi se zgjerimi do të jetë lartë në agjendën e vendit të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur se a do të tentojë që në Këshillin e ardhshëm në qershor, vendi i tij t’i bindë vendet e tjera të cilat ende kanë rezerva për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, ai tha se Kroacia shumë mirë e kupton se një hap para është shumë i rëndësishëm.


“Të gjithë miqtë tanë në atë që është Maqedonia e Veriut janë shumë të vetëdijshëm se sa e mbështesim rrugën e tyre evropiane”, tha Plenkoviq.

Plenkoviq tha se nëse një vend e kupton se sa është i rëndësishëm një hap para për Maqedoninë e Veriut, ajo është Kroacia.

“Jemi të bindur fuqishëm se pas marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit ata meritojnë një hap përpara, do të bëjmë gjithçka që mundim që ta mbështesim në këtë drejtim, ndërsa së pari ta shohim se çka do të rekomandojë Komisioni Evropian në raportet në maj”, theksoi Andrej Pleknoviq.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut në qershor pret që të marrë datën për fillimin e bisedimeve, siç u angazhua vitin e kaluar Bashkimi Evropian nëse përmbushen katër kushtet e parapara.

Finlanda e ndërmerr kryesimin me BE-në nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të këtij viti, ndërsa pas saj në krye të BE-së është Kroacia, e cila paralajmëroi se zgjerimi do të jetë një nga prioritetet e larta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Drejtësi
Kalo në kategori