LAJMI I FUNDIT:

PLD propozon që të vendoset vulë në pasaportat që janë me emrin e vjetër të shtetit

PLD propozon që të vendoset vulë në pasaportat që janë me emrin e vjetër të shtetit

Në përpjekje për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë kufijve të vendit dhe problemet me të cilat ballafaqohen gjatë udhëtimit, si dhe qëndrimit jashtë vendit, përfaqësuesit e Partisë Liberal Demokratike (PLD) propozojnë ndryshimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit. .

Nga kjo parti thonë se shtesat e propozuara synojnë përmirësimin e dokumenteve të udhëtimit dhe përcaktimin e rregullave të qarta për qytetarët e vendit, të cilat do të mundësojnë lëvizjen e papenguar të qytetarëve jashtë kufijve dhe kthimin në të përsëri duke poseduar dokument udhëtimi të vlefshëm, gjegjësisht dokument udhëtimi me vulë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën shteti konfirmon identitetin e personit dhe vlen deri në skadimin e afatit të vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit.

Sipas partisë, kjo nismë është motivuar nga nevoja për respektimin e vazhdueshëm të të drejtave të garantuara me Kushtetutë për lirinë e lëvizjes.


“Ndryshimet propozohen me procedurë urgjente për shkak të rëndësisë së tyre për të drejtat themelore të njeriut dhe nuk sjellin implikime financiare shtesë për buxhetin, as për qytetarët dhe as për shtetin”.

“Për ne të gjithë janë të rëndësishëm dhe besojmë se dokumenti i udhëtimit, i cili vlen si vërtetim me të cilin shteti garanton identitetin e pronarit të tij, mund të jetë i vlefshëm edhe me vulën e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në datën e skadencës dhe pastaj të zëvendësohet në përputhje me rrethanat në një formë të re. Besojmë se kjo nuk cenon marrëveshjen e Prespës, e cila çoi në përmbushjen e qëllimit shtetëror – anëtarësimin në NATO”, thonë nga PLD.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori