LAJMI I FUNDIT:

Plani operativ “Siguria në trafikun rrugor”, në Gjilan shqiptohen 1977 gjoba

Plani operativ “Siguria në trafikun rrugor”, në Gjilan shqiptohen 1977 gjoba

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor përmes një komunikate drejtuar mediave kanë njoftuar se gjatë periudhës kohore 16.06.2023-22.06.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë (1977) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i katër (4) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar shtatëmbëdhjetë (17) patentë shofer,


Më tej në njoftim thuhet se njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori