Plaku qanë për ardhjen e Rossit te Levante (Video)
Tashmë lojtari italian është rikthyer sërish në kampionatin spanjoll, por këtë herë në radhët e Levantes.
Të gjendur në vendin e fundit në klasifikim, tifozët e Levantes e shohin italianin, i cili sezonet e fundit ishte pjesë e Fiorentinës megjithëse në shumicën e kohës qëndroi i dëmtuar, si shpëtimtarin e ekipit të tyre që aktualisht ndodhet në vendin e fundit në La Liga.
Në prezantimin e Rossit në “Estadi Ciutat” pati një numër rekord tifozësh, të cilët nuk e fshehën entuziazmin dhe shpresën e tyre për afrimin e italianit. Ata nuk reshtin së falënderuari 28-vjeçarin për afrimin e tij të Levante.
“Ardhja e tij i ka dhënë një tjetër energji lojtarëve dhe të gjithë tifozëve të ekipit”, tha trajneri i Levantes.
Levante fitoi sot përballë Las Palmas për të treguar se do të luftojë për mbijetesë.


















































