Plagoset me thikë një 19-vjeçar në Durrës

Një sherr mes dy personave ka ndodhur sot në lagjen 7 në Durrës.
Policia bën me dije se pas një konflikti të çastit është goditur me thikë 19-vjeçari, E. H..
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë është arrestuar dhe autori i dyshuar i kësaj ngjarje S. K., i cili është kapur në banesë e tij.
Autori është marrë në pyetje, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të sherrit. /Klan TV/
Nga
Telegrafi
27/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































