Grabitësit e bankave mbërrijnë në “zemër” të Tiranës. Aty ku siguria pretendohet se është më e lartë se në çdo cep të mundshëm të kryeqytetit, grabitësit zgjedhin të bëjnë “golin” e radhës. Një bankë e nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, është grabitur këtë herë në mënyrë paksa të veçantë nga rastet e tjera. Ata kanë mundur të marrin mbi 21 milionë lekë gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se u arrit në këtë konkluzion pas këqyrjes në kasafortën e bankës, si dhe pas inventarit të bërë nga punonjësit e bankës, e cila ra pre e grabitësve. Sipas informacioneve të policisë, grabitësit kanë mundur ta kryejnë këtë grabitje nëpërmjet çarjes së murit që të çon te kasaforta e bankës. Ata thonë se muri është çarë në përmasat 50 me 30 centimetra. Sipas hetuesve, grabitësit dyshohet se kanë pasur informacione të hollësishme përsa i përket vendndodhjes së kasafortës në bankë, ndërsa kanë mundur ta realizojnë nëpërmjet bodrumit, që më parë ka qenë lokal. Grabitësit, thanë burimet nga policia, kanë gërmuar rreth dy ditë për të arritur më pas tek kasaforta.
Grabitja
Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se grabitja është realizuar nga tre persona, të cilët kanë gërmuar në ambientet e brendshme të një ish lokali për rreth dy ditë me radhë, të premten dhe të shtunën në darkë, kohë kur në bankë nuk kishte asnjë punonjës. Ndërkohë, burimet shprehen më tej se për shkak të gërmimeve që bënin grabitësit në bodrum, alarmi i bankës ka rënë dy herë. Alarmi është dëgjuar nga policia private që ruan bankën e nivelit të dytë në ish-Bllok, ndërsa më pas ka mbërritur drejtori i përgjithshëm i bankës dhe policia. Por nga kontrollet e ushtruara brenda ambienteve të bankës, nuk ka rezultuar që të kishte ndodhur ndonjë incident.
Pas këqyrjes ata janë larguar prej aty. Autorët ndërkohë, kanë qenë të pozicionuar në bodrumin që më parë ka shërbyer si lokal, i cili tani nuk është në funksion. Në ambientet e pasme të bankës ku ndodhi ngjarja, efektivët e policisë kanë gjetur të hapur dritaren e ish-lokalit, të cilës i ishin prishur hekurat. Prej aty, policia thotë se grabitësit janë futur brenda për të bërë gërmimet e më pas për të finalizuar aksionin e nisur. Për të bërë të mundur çarjen e murit që të çonte te kasaforta e bankës, grabitësit mendohet të kenë përdorur mjete të forta si kazëm guri apo vare. Ndërsa në vendngjarje janë gjetur një palë pinca, një çelës anglez, një kaçavidë dhe një bombël oksigjeni. Sipas policisë, me këto mjete grabitësit kanë bërë të mundur hapjen e kasafortës së bankës, nga ku më pas kanë marrë edhe çfarë kanë gjetur aty.
Hetimet
Nga hetimet e kryera, burimet thonë se grabitësit kanë përdorur edhe lëndë të tjera të ndryshme kimike për të bërë të mundur hapjen e kasafortës. Për momentin, policia thotë se nuk ka asnjë emër të dyshuar për këtë supergrabitje të ndodhur në mes të Tiranës, e cila vjen pak më shumë se një muaj nga supergrabitja tjetër në pistën e Aeroportit të Rinasit. Policia ka marrë në pyetje punonjësit e sigurisë së bankës, pasi dyshohet se alarmi i saj ka rënë mbrëmjen e së premtes, kur dyshohet se autorët kishin nisur punën për hapjen e murit, por që mesa duket nuk është pikasur nga punonjësit e sigurisë. Po ashtu, janë marrë në pyetje edhe pronarët e ambientit ku u krye grabitja, që mësohet të jenë shprehur se kishin vite që nuk e përdornin dhe së fundmi e kishin dhënë me qera. Ndërkohë, edhe kamerat e sigurisë jashtë ambienteve të bankës nuk kanë treguar asnjë person të dyshuar që të jetë filmuar duke hyrë apo dalë nga ambientet e ish-lokalit. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bankës si dhe ato të Bashkisë dhe policisë, të cilat kanë qenë funksionale, ndërsa ngre dyshime të forta se grabitësit mund të kenë pasur ndihmë nga brenda bankës, ndaj të cilëve do të fillojnë hetimet.
“Nuk kam mundur ta vë në punë për shkak të angazhimeve të mia”
Lidhur me supergrabitjen e ndodhur në bankën e nivelit të dytë në “Bllok”, burime nga grupi hetimor bënë me dje se është marrë në pyetje edhe personi që zotëron ambientin ku ndodhi ngjarja. Prej tre muajsh, ambienti në bodrum, që më parë ka shërbyer si lokal, i ishte dhënë me qera një biznesmeni të njohur, ndërsa emrin e tij nuk e bëjnë publik. Në dëshminë e tij, biznesmeni është shprehur se atë ambient nuk e ka vënë ende në përdorim për shkak të angazhimeve të tij, por edhe për arsye se aty duhet një investim i madh.
Dhe për këtë arsye ka thënë ai, e ka lënë pas dore. “Nuk kam mundur ta vë ende në funksion atë vend që para tre muajsh e kam marrë me qera, për shkak se kam angazhime të mëdha. Nuk më është krijuar hapësirë deri më tani që të mundem të punoj aty. Nuk kam dijeni se kush është futur apo kush ka dalë nga aty, pasi pjesën më të madhe unë nuk qëndroj as në Tiranë. Asaj dere i kam vënë kyçin dhe nuk e kam menduar ç’mund të ndodhë aty”, mësohet të jetë shprehur biznesmeni që ka marrë ambientin me qera në zonën e ish-Bllokut. Ndërkohë, policia thotë se në pyetje është marrë edhe administratori i pallatit ku ndodhi ngjarja, i cili është shprehur se nuk ka dëgjuar asnjë zhurmë brenda në bodrum./Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme