LAJMI I FUNDIT:

Plaçkiten nën kërcënimin e armëve, sapo u kthyen nga pushimi (Video)

Plaçkiten nën kërcënimin e armëve, sapo u kthyen nga pushimi (Video)

Në Johannesburg të Afrikës së Jugut, familjarët kanë përjetuar tmerrin nga katër plaçkitës të armatosur, sapo kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Nëna, babai dhe dy djemtë e tyre të rritur, i kanë dhënë me shpejtësi orët, kuletat, telefonat dhe bizhuteritë, sepse kërcënoheshin se do të qëlloheshin me plumba, transmeton Telegrafi.

Derisa dy grabitës i mbanin ata brenda veturës, dy të tjerë i merrnin valixhet dhe llaptopët që ishin në bagazh dhe i vënin në veturën e tyre.


Pasi të kenë marrë të gjitha gjërat me vlerë, ata janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa familjarët që sapo ishin kthyer nga pushimi kanë mbetur të tmerruar.

Policia e ka shpërndarë videon që mund ta shihni më poshtë, në përpjekje që të identifikohen keqbërësit dhe të ndalohen. /Telegrafi/

https://youtu.be/5LtM9h8S8LY

Në trend Botë

Më shumë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Botë
Kalo në kategori