LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtarë të forcës strategjike të NATO-s shfaqen te Ura e Ibrit dhe në veri të Kosovës, KFOR-i del me njoftim

Pjesëtarë të forcës strategjike të NATO-s shfaqen te Ura e Ibrit dhe në veri të Kosovës, KFOR-i del me njoftim

Sot, pjesëtarë të Forcës Reaguese të Aleatëve (ARF) janë parë në Urën e Ibrit dhe në zona të tjera të veriut të Kosovës.

Në njoftimin e NATO-s theksohet se ARF është e gatshme të kontribuojë për stabilitetin në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Forca Reaguese e Aleatëve (ARF) qëndron e gatshme të kontribuojë në përpjekjet afatgjata të NATO-s për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Sot, oficerë të lartë të Shtabit të Korpusit të Shpejtë të NATO-s me bazë në Itali (NRDCITA) ishin në veri të Kosovës së bashku me pjesëtarë të Komandës Rajonale Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO,” thuhet në deklaratën e NATO-s.


Personeli i ARF-së është aktualisht i dislokuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut deri në mes të tetorit, ku po kryejnë aktivitete të ndryshme stërvitore për të identifikuar kërkesat logjistike, infrastrukturore dhe operacionale, në rast të rritjes së dukshme të pranishmërisë së KFOR-it.

Ndryshe, Forca Reaguese e Aleatëve (ARF) e NATO-s është një forcë strategjike, me gatishmëri të lartë dhe e aftë për operacione në shumë fusha.

Ajo ofron forca të shumta nga Aleanca për të prodhuar efekte të menjëhershme.

ARF është e aftë të dislokohet me një njoftim shumë të shkurtër, mbështetur nga pako forcash të shkallëzuara, për të reaguar në kohë paqeje dhe krize ose për të krijuar një dilemë strategjike për kundërshtarët.

Fleksibiliteti i saj i brendshëm i lejon Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë (SACEUR) të caktojë forca shtesë për Komandantin e ARF-së, sipas nevojës, në çdo situatë.

ARF është e aftë të kryejë një spektër të plotë misionesh. Ajo mund të shërbejë si një rezervë strategjike me dislokim të shpejtë në raste krizash, mund të dislokohet për të parandaluar përshkallëzimin vertikal/horizontal, dhe gjithashtu mund të dislokohet me shpejtësi për të reaguar ndaj krizave të tjera që dalin. Me dizajn shumëkombësh, ARF është një dëshmi e qartë e përkushtimit, kohezionit dhe vendosmërisë së Aleatëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Lajme
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

Lajme
Kalo në kategori