Site icon Telegrafi

Pjesa e parë e qetë mes Juventusit dhe Romës – pak raste shënime  

Juventusi dhe Roma kanë mbyllur pjesa e parë pa gola, por edhe me pak raste shënimi dhe shumë ndalesa në lojë. 

Zonja e Vjetër vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve, ndërsa Roma ka marr vetëm një barazim nga dy ndeshjet e para. 

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Dusan Vlahovic në minutën e 42-të, por gjuajtja e tij u ndal nga Mile Svilar. 

Gjyqtari Marco Guida e ndalnte shpesh lojën edhe për faule të lehta, duke bërë që ritmi i lojës të mos rritej. 

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e mirë, pasi dy skuadrat nuk do të pajtohen me këtë rezultat. /Telegrafi/  

 

Exit mobile version