Duhet të keni aftësi të shquara për t’u konsideruar të bëheni pjesë e FBI-së si agjent.
Kandidatët duhet të kalojnë shumë teste dhe të përgjigjen në një numër pyetjesh që tregojnë se a kanë potencial.
Nëse e keni kaluar pjesën e parë të testit, atëherë mos u nxitoni të gëzoheni, sepse duhet ta kaloni tash edhe testin e dytë! – transmeton Telegrafi.
Vrasësja serike
Një vrasëse serike e ftoi viktimën e ardhshme në shtëpinë e saj. Ato kishin ngrënë darkën së bashku, pas darke ajo i ofroi viktimës një mollë. Viktima tha se më nuk mund të hante sepse ishte e ngopur. Vrasësja e ndau mollën në gjysmë. Ato të dyja filluan të hanin mollën dhe sapo viktima e provoi mollën, ajo vdiq.
Pyetje: Nëse të dyja kishin ngrënë të njëjtën mollë, pse njëra prej tyre vdiq dhe tjetra mbijetoi?
Përgjigjja: Vrasësja përdori një thikë e cila kishte helm vetëm në një anë.
Një mister kimik…
Një kimist i famshëm u gjet i vdekur në laboratorin e tij. Policia e dinte se dy persona ishin të përfshirë në vrasje. Kishte 5 të dyshuar: Felice, Joshua, Nicolas, Nathan dhe Peter. Policia gjeti një shënim të shkruar nga kimisti. Aty shkruhej: “26-3-58 / 28-27-57-16.”
Policia menjëherë e dinte se kush ishin vrasësit.
Pyetje: Kush janë vrasësit dhe si e dinte policia?
Përgjigjja: Viktima ishte një kimist i famshëm, prandaj nëse vëzhgoni me vëmendje dhe shumë kujdes, do të vini re se numrat korrespondojnë me numrat atomikë në tabelën periodike të elementeve:
26 – Fe, 3 – Li, 58 – Ce Felice
28 – Ni, 27 – Co, 57 – La, 16 – S Nicolas
Felice dhe Nicolas janë vrasësit.
Vrasja në shtëpi
Një burrë u gjet i vrarë në një pasdite të së dielës. Në kohën e vrasjes kishte katër vetë në shtëpi. Gruaja, kuzhinieri, shërbëtorja dhe kopshtari. Policia u thirr për ta hetuar vrasjen. Të gjithë i treguan policisë se çfarë ishin duke bërë kur ndodhi vrasja.
Gruaja tha: “Po lexoja një libër”
Kuzhinieri tha: “Isha duke përgatitur mëngjesin”
Shërbëtorja tha: “unë po rregulloja tryezën”
Kopshtari tha: “Unë po ujitja bimët”
Pas dëgjimit të deklaratave, policia arrestoi vrasësin.
Pyetje: Kush është vrasësi dhe si e dinte policia?
Përgjigjja: Kuzhinieri e ka bërë atë.
Ju nuk mund të gatuani mëngjesin pasdite.
Paratë e vjedhura
Një burrë vendosi 100 dollarë në tavolinë dhe u nis për në punë. Kur u kthye, paratë nuk ishin. Ai ka tre të dyshuar: kuzhinierin, shërbëtoren dhe elektricistin.
Kuzhinieri tha: “I kam vendosur paratë nën një libër për ta mbajtur atë të sigurt”, por burri kontrolloi dhe paratë nuk ishin aty.
Shërbëtorja tha: “Kam vendosur paratë brenda librit në mes të faqes 10 dhe 11 për ta mbajtur atë të sigurt”, burri e kontrolloi librin dhe prapë nuk kishte asgjë.
Elektricisti tha: “Pashë paratë që dilnin nga libri dhe i vendosa midis faqeve 11 dhe 12 për ta mbajtur atë të sigurt”.
Polici menjëherë e dinte se kush i vodhi paratë.
Pyetje: Kush është vjedhësi?
Përgjigjja: Elektricisti vodhi paratë.
Nëse elektricisti i kontrolloi paratë midis faqeve 10 dhe 11 të librit, atëherë faqet 11 dhe 12 do të jenë anët e kundërta të një fletë të vetme dhe ishte i vetmi që nuk ishte në gjendje të bënte atë që tha.
Ngrica në dritare
Beni u gjet i vdekur në studion e tij nga miku i tij John. Johni e thirri policinë dhe u tha atyre se çfarë ndodhi. Ai tha: “Isha duke ecur afër shtëpisë së Benit dhe pashë dritën në dhomën e tij. Vendosa të shikoja nga jashtë për të parë nëse ai ishte aty. Kishte ngrica në dritare, kështu që e fshiva atë dhe e pashë trupin. Shkelmova derën e hyrjes për të kontrolluar atë dhe e pashë që shoku im ishte i vdekur. E thirra menjëherë policinë. ”
Oficeri e dinte menjëherë se Gjoni ishte duke gënjyer.
Pyetje: Si e din detektivi?
Përgjigjja: Format e ngricave ishin në brendësi të dritares, jo nga jashtë. Pra, Gjoni nuk mund ta kishte fshirë atë për të gjetur shokun e tij. /Telegrafi/