Site icon Telegrafi

Pite më të lëngshme dhe më të shijshme me kungullesha deri tani nuk keni provuar

Ju nevojiten:

▪ 4 – 5 kungulleshka të madhësisë mesatare,
▪ 5 vezë,
▪ 2 lugë supe miell,
▪ 10 lugë supe grizë,
▪ 1 qese e vogël tharmë pluhur,
▪ 400 g djathë për pite,
▪ 100 ml vaj,
▪ ½ filxhani jogurt,
▪ 1/1 ajke e vogël,
▪ kripë, piper.

Përgatitja:

Lani dhe qëroni kungulleshat, grini në rende, qitni kripë dhe lërini në kulluese të qëndrojë 10 deri 15 minuta.

Gjatë asaj kohe tundni vezët me mikser dhe ngadalë shtoni përbërësit e tjerë, duke përzier vazhdimisht – miellin, grizin, jogurtin, ajkën, vajin, djathin, tharmin.

Pastaj kulloni mirë kungulleshkat e grira në rende që nga to të dalë teprica e lëngut dhe bashkoni me tretjen e tundur.

Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.

Piten mund ta piqni edhe në tepsi të rrumbullakët edhe në atë katrore, në të cilën më parë e keni vënë letrën për pjekje.

Futeni në furrë të cilën më parë e keni ngrohur në 200 gradë celsius dhe piqeni rreth 45 – 50 minuta, derisa të marrë ngjyrën e bukur të gështenjtë.

Nëse dëshironi, para pjekjes pites mund t’i qitni edhe susam.

Pasi që të ftohet pak, pitja juaj është e gatshme për ta servirur dhe për t’u kënaqur me shijen e saj, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version