Këtë thjesht duhet patjetër ta provoni, nëse dëshironi të bindeni përse është ashtu

Italianët kanë publikuar videon në të cilën shihet përgatitja e pites me patate nga tigani, apo siç thonë ata “patatja e thërrmuar”, transmeton Telegrafi.


Nevojiten: - 500 g patate; - 150 g miell; - 1 vezë; - kripë; - piper; - vaj ulliri; - 100 g proshutë; - 100 g djathë të shkrirë. Përgatitja:

Pataten me lëvore zieni pastaj pastroni dhe thërrmojeni.

Shtoni kripë, vezët, piperin dhe miellin dhe ngjisheni derisa të bëhet brumë i lëmuar.

Në tigan qitni vaj ulliri, pastaj gjysmën e brumit përhapeni nëpër fund të tiganit. Pastaj radhisni sipër proshutën, djathin dhe sërish proshutën dhe në majë përhapeni pjesën e mbetur të brumit.

Piqni rreth 5 minuta nga njëra anë dhe 5 minuta nga ana tjetër, në zjarr të ulët.

Shërbejeni të nxehtë!

/Telegrafi/