Ka variacione të panumërta, dhe këtë herë kemi një variacion të vërtetë dimri
Pitet janë padyshim një nga specialitetet më të njohura tek ne! Nëse jemi të sinqertë, vështirë se dikujt nuk i pëlqen ai brumë i kripur, i butë dhe krokant.
Domethënë, nuk mund të gaboni kurrë me një pite. Pra, provoni këtë recetë që është krejtësisht e ndryshme nga të gjitha të tjerat, transmeton Telegrafi.
Për brumin:
– miell 400 g
– gjalpë ose margarinë 200 g
– ujë të ftohtë 100 ml
Për mbushjen:
– fasule shumëngjyrëshe të ziera 500 g
– djathë 200 g
– salcë kosi 200 ml
– 1 qepë
– proshutë 150 g në feta
– vaj sipas nevojës
– kripë për shije
Përgatitja:
Ngjisheni brumin nga gjalpi, mielli dhe uji, mbështilleni me letër transparente dhe lëreni në frigorifer për afro gjysmë ore. Kaurdisni qepën në vaj, shtoni gjysmën e fasuleve të ziera dhe ajkë kosi të plotë. E përzieni dhe kur masa të bëhet në formë pureje e hiqni nga shporeti.
Hapeni brumin dhe vendoseni në një enë qeramike të lyer me yndyrë ose në një tepsi të rrumbullakët 24 centimetra. Brumin e mbetur priteni me thikë, bashkojeni, ngjisheni përsëri dhe me okllai hapeni sërish në rreth.
Koren në tepsi me pirun shpojeni, hidhni masën e fasules dhe ajkës. Hidhni sipër proshutë dhe djathë të grirë, më pas hidhni gjysmën tjetër të fasuleve të ziera që kanë mbetur në kokërr.
E vendosni koren e dytë, vendosni mirë brumin, shpojeni me pirun në disa vende dhe piqeni për afro një orë në 180 gradë Celsius.
Ju bëftë mirë! /Telegrafi/