LAJMI I FUNDIT:

Pishina, palestra e kopshte për fëmijë, brenda bunkerëve dhe strehimoreve të njerëzve më të pasur në botë – aty nuk mungon asgjë

Pishina, palestra e kopshte për fëmijë, brenda bunkerëve dhe strehimoreve të njerëzve më të pasur në botë – aty nuk mungon asgjë

Kërcënimet e vazhdueshme për luftë që vijnë nga vende të ndryshme të botës, kanë bërë që njerëz nga e mbarë bota të brengosen për sigurinë e tyre dhe më të dashurve, shkruan CNN.

Për të qenë numri sa më i vogël i viktimave si gjatë Luftës së Parë Botërore ashtu dhe të Dytën, shtetet nga e mbarë bota e në veçanti ato të zhvilluara kishin ndërtuar bunkerë e strehimore që i bënin ballë madje edhe sulmeve bërthamore, transmeton Telegrafi.


Por, tani me avancimin e teknologjisë në veçanti inxhinierisë, pasanikët kanë filluar të shpenzojnë shuma të majme të parave për ndërtimin e bunkerëve luksoz brenda të cilëve nuk mungon pothuajse asgjë, duke filluar nga palestrat e fitnesit e deri te pishinat.

Ato janë të dedikuara t’i bëjnë ballë sulmeve bërthamore, përplasjes së ndonjë asteroidi apo ndonjë lufte civile. E për ta zgjidhur problemin e këtyre brengave, kompania Vivos e themeluar nga Robert Vicino po ndërton bunkerë tejet të avancuar duke zgjeruar rrjetin në mbarë botën.

“Strehimoret në të kaluarën nuk kanë qenë të përshtatshme për jetesë, kanë qenë të errëta, të punuar nga metali dhe ngjanin shumë me anijet apo me objektet ushtarake. Duke marrë parasysh këto fakte, nuk mund të jetohet gjatë në ato kushte dhe kështu edhe rrezikohet jeta e njerëzve që kërkojnë të dalin mbi sipërfaqe të tokës”, ka deklaruar Vicino për CNN.

Në anën tjetër njerëz të pasur si Bill Gates për të cilin thuhet se posedon bunkerë në çdo pronë të tij, tashmë kanë filluar t’i shpalosin kërkesat e tyre nga ndërtuesit e bunkerëve dhe strehimoreve.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë nga Teksasi, “Rising S “Company”, Garry Linch, qysh në vitin 2016 pati deklaruar se interesimi për bunkerët nëntokësor luksoz është rritur për 700 për qind për dallim nga 10 vitet e mëparshme, derisa shitjet janë rritur për 300 për qind.

Disa preferojnë të qëndrojnë të vetmuar në momente kritike, e të tjerët parapëlqejnë të qëndrojnë pranë familjarëve duke shpresuar se do t’i mbijetojnë më të keqes.

E këta bunkerë luksoz kanë magazinat që mund të mbushen me produkte ushqimore që mund të qëndrojnë për kohë të gjatë. Por, luksi nuk ka fund, brenda tyre ka edhe palestra fitnesi, parqe të modifikuara e madje edhe pishina. Për arsimimin e fëmijëve të tyre, ata planifikojnë të angazhojnë edhe mësues e për shëndet edhe mjekë.

Vicino thotë se Vivos ka shitur disa strehimore të saj, ku njëra prej tyre është Vivos xPoing që gjendet në Dakotën e Jugut dhe përbëhet prej 676 bunkerëve ushtarakë, që më parë kanë shërbyer si magazina për municione.

Megjithatë sipas Vicinos vetëm strehimoret do t’i ngjajnë qyteteve të vogla që do të kenë teatër, klasa mësimi, kopshte për fëmijë, klinika, pishina dhe palestra sporti. E të gjithë ata që kërkojnë më shumë luks, kompania ofron Vivoc Europa One, njësinë e prezantuar si “arka moderne e Noas” që gjendet në ish-bazën ushtarake në Gjermani.

Ata që tashmë i kanë blerë strehimore nuk kanë nevojë të presin “apokalipsin” për të shijuar “apartamentin” e tyre, e gjitha çfarë u duhet të vendosin t’i lënë anash të gjitha për disa ditë dhe të pushojnë.

E strehimorja Opidum që konsiderohet si më e madhja në botë gjendet në Çeki, brenda të cilës mund të akomodohen familjarët e atyre që janë të gatshëm të paguajnë shuma të majme të parave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Azia
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori