LAJMI I FUNDIT:

Pinterest vjen në iOS dhe Android

Pinterest vjen në iOS dhe Android

Nëse jeni një përdorues i rregullt i rrjetit të ri social, Pinterest, dhe gjithnjë keni dashur të qaseni në shërbimet e saj përmes aplikacioneve mobile, atëherë dëshira juaj është plotësuar, nëse përdorni telefon të mençur që bazohet në sistemin operativ iOS (Apple) ose Android (Google)

Dje gjatë ditës, Pinterest ka njoftuar edhe zyrtarisht se aplikacionet e saj janë në dispozicion për Android, iOS, duke përfshirë edhe tabletin e Apple, iPad.

Çuditërisht, në blogun e saj zyrtar Pinterest thotë se qëllimi i saj nuk është për t’i mbajtur njerëzit online, por për t’i frymëzuar ata për të qenë "off-line" dhe t’i bëjnë gjërat që ata duan.

Në njoftimin e saj, Pinterest gjithashtu thotë se aplikacionet e saj janë zhvilluar për të punuar mirë në të dyja platformat mobile, Android dhe iOS, pavarësisht madhësisë së ekranit të pajisjes.


Megjithatë, Pinterest thekson se aplikacioni i saj deri tani më së miri funksionon në tabletin e Apple, iPad, pasi që aty përdoruesve u mundësohet të shfletojnë, ruajnë dhe të organizojnë përmbajtjen e tyre sipas dëshirës. / Telegrafi /