Janë zbuluar disa pamje të pabesueshme që tregojnë një pilot britanik duke ulur aeroplanin e tij në disa nga pistat më të rrezikshme në botë – duke përfshirë një me një pjerrësi prej 30 për qind dhe të tjera që mezi mund të shihen në afrimin mes pyjeve.
Brit Matt Dearden, 45 vjeç, ka zbuluar ulje të frikshme që bën duke përdorur kamerat e kabinës dhe kamerat e jashtme, duke shpjeguar: ‘Këto video tregojnë ulje të ndryshme në një rajon malor dhe të largët të Papua, Indonezi.
Aeroplani është një Pilatus PC-6 Turbo Porter i prodhuar nga Zvicra, i cili është i përshtatshëm për këtë rol, përcjell Telegrafi.
“Rreziqet përfshijnë terrenin, motin tropikal dhe vendndodhjen e pistave”.
“Nuk munda të gjeja punë si pilot në Evropë dhe kështu e gjeta këtë punë në Indonezi duke punuar për Susi Air. Planifikova të qëndroja vetëm për disa vjet për të fituar pak përvojë, por përfundova duke shijuar shumë fluturimin dhe kështu qëndrova për shtatë vjet”.
“Bangga është një nga pistat më dramatike me 30 për qind pjerrësi dhe nuk lë vend për gabime”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/