Site icon Telegrafi

Pija e cila pastron zorrën e trashë: Lirohuni nga helmet dhe ushqimi i patretshëm! (Video)

Pos që pastron organizmin, kjo pije mbush trupin me energji, ndihmon tek ndjenja e lodhjes kronike, dhembja e kokës, energjia e nivelit të ulët dhe te humbja e peshës.

Sot është shumë me rëndësi që rrënjësisht të pastrojmë trupin tonë nga helmet e ushqimit të shpejtë dhe nga të gjitha të tjerat që i fusin në organizmin tonë, por që nuk do të na ishin nevojitur.

Pastrimi i zorrës së trashë mund të na ndihmojë për të eliminuar toksina dhe bakteret e këqija nga ky organ. Kjo mund të na ndihmojë për të pasur një zorrë të trashë të shëndetshme dhe të përmirësojmë tretjen. Më poshtë po paraqesim një recetë natyrale të përbërë nga mjalti dhe uthulla e mollës.

Për të krijuar përzierjen e cila do t’ju ndihmojë në pastrimin e zorrës së trashë do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:

▪ Ujë i pastër
▪ 2 lugë uthull molle (organik)
▪ 2 lugë mjaltë

Përgatitja:

Në një kavanoz apo në një gotë të thellë përzieni të gjithë përbërësit. Trazojini mirë deri sa të krijohet një masë kompakte dhe mjalti të shkrijë mirë në përzieje.

Konsumoni 1-2 lugë nga kjo përbërje çdo ditë, në mëngjes, për të pastruar zorrën. Konsumoni shumë ujë gjatë këtij procesi. Këshillohet të konsumoni sa më shumë produkte ushqimore që përmbajnë në sasi të mëdha ujë (siç është bostani).

Këshillohet që të përsërisni këtë rutinë 2-3 ditë rresht. Sigurohuni të konsumoni sa më shumë fruta, perime dhe drithëra, për të pastruar zorrën. /Telegrafi/

Exit mobile version