LAJMI I FUNDIT:

FSK dhe Policia e Kosovës tërheqin trupin e pajetë të Besnik Osmanit, i zhdukur nga 24 marsi

FSK dhe Policia e Kosovës tërheqin trupin e pajetë të Besnik Osmanit, i zhdukur nga 24 marsi

Njësiti i Kërkim Shpëtimit malor i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot ka kryer një operacion të kërkimit dhe nxjerrjes së trupit të pajetë të Besnik Osmanit, që ishte zhdukur nga 24 marsi i kërij viti.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, FSK-ja ka njoftuar se pas tërheqjes së trupit i është dorëzuar mjekësisë ligjore.

“Pavarësisht terrenit të papërshtatshëm dhe të vështirë malor, sot rreth orës 13:00 në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit, njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arriti të bëjë tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pa jetë pas tërheqjes i’u dorëzua mjekësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e FSK-së.


Komuna e Preshevës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se  Besnik Osmani rezultonte si i humbur që nga 24 marsi i këtij viti. Ndërsa sot trupi i tij i pajetë u gjend në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit.

Besniku punonte në biblotekën “Memet Jusufi” në Preshevë dhe mbante postin e kontabilistit. Person shumë i dashur dhe komunikativ me të gjithë. /Telegrafi/