Hulumtuesit nga Universiteti i Oslos kanë njoftuar se zvogëlimi i masës trupore ndërmjet moshës 47 dhe 77- vjeçare te meshkujt, rrit prirjen për t’u zhvilluar osteoporoza, ndërkoha rritja e peshës trupore në këtë moshë e zvogëlon këtë prirje.
Megjithatë, shkencëtarët edhe më tutje rekomandojnë që pesha trupore të jetë mesatare, e shëndetshme dhe stabile.
Osteoporoza është sëmundje e eshtrave e cila çon në rritjen e rrezikut për frakturë të eshtrave.