Pesëmbëdhjetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Kiev për shkak të sulmit të fundit rus, momenti kur raketa godet qendrën e kryeqytetit

Pesëmbëdhjetë persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime në një sulm rus në shkallë të gjerë në qytetin e Kievit natën e 27-28 gushtit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Tymur Tkachenko, shef i administratës ushtarake të qytetit të Kievit; kryetari i komunës së Kievit Vitali Klitschko e Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, kanw dhwnw detaje pwr sulmin.
"Numri i të vdekurve nga sulmi armik është rritur në 15. Fatkeqësisht, tre prej tyre janë fëmijë të moshës 2, 14 dhe 17 vjeç", tha Tkachenko, transmeton Telegrafi.
"Ekipet e ndihmës së shpejtë në Kiev kanë nxjerrë tre trupa të tjerë nga nën rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe. Numri i të vdekurve nga sulmi rus gjatë natës në kryeqytet është rritur në 15. Që nga ora 10:55, dihet se 12 persona janë vrarë në sulmin ndaj një ndërtese banimi në lagjen Darnytskyi dhe 1 në lagjen Shevchenkivskyi. Midis të vdekurve janë tre fëmijë, të moshës 2, 14 dhe 17 vjeç," deklaroi Klymenko.
Ai gjithashtu vuri në dukje se trupi i njërit prej fëmijëve të vrarë ishte gjetur në vendin e sulmit, ndërsa dy të tjerët kishin vdekur në spital nga plagët e rënda.
"Dhjetë persona të tjerë konsiderohen të zhdukur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në vendet e sulmeve", shtoi ministri i Brendshëm. /Telegrafi/


































