“Pesë ose gjashtë gota të vogla verë”: Plaku gati se nuk e shkeli dikë që deshi ta ndalojë që të voziste! (Video)

11:"© SWNS.com
Pamjet, sa qesharake, po aq edhe tmerruese tregojnë momentet kur një vozitës pensionist pothuajse e mbyti një burrë që po tentonte ta ndalonte të voziste veturën, derisa ishte i dehur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Danny Jackson, 69 vjeç, i cili u përpoq të largohej me një Bentley të shtrenjtë, pas një “sesioni të pijes” në Sawley, Derbyshire.
Por të tjerët nga pijetorja e rrethuan atë, duke u përpjekur ta bindnin që të ndalej dhe t’i merrnin çelësat e tij.
Pasi ishte ndalur më në fund nga policia, Jackson, kishte thënë se kishte pirë 'pesë ose gjashtë gota të vogla verë' në pijetore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































