LAJMI I FUNDIT:

Përveç se mashtroi tifozët dhe televizionin e madh me pamjen e tij, personi i ngjashëm me Neymarin mashtroi edhe sigurimin e fushës

Përveç se mashtroi tifozët dhe televizionin e madh me pamjen e tij, personi i ngjashëm me Neymarin mashtroi edhe sigurimin e fushës

Një person i ngjashëm me Neymari mashtroi plotësisht sigurimin e stadiumit duke menduar se ai ishte në të vërtetë superylli i Brazilit dhe iu dha akses në fushë.

Selecaot mposhtën Zvicrën 1-0 pa yllin e tyre të hënën, me golin e vonshëm të Casemiros, duke realizuar dy fitore nga dy ndeshje të luajtura.

Neymar pësoi një lëndim në kyçin e këmbës në fitoren 2-0 ndaj serbëve dhe u përjashtua nga dy ndeshjet e fundit në grup nga mjeku i ekipit brazilian.


Ai ishte duke pushuar kyçin e tij të djathtë shumë të ënjtur dhe duke iu nënshtruar trajtimit ndërsa shikonte ndeshjen me Zvicrën, por një individ që kishte ngjashmëri me lojtarin e Paris Saint-Germain ishte i pranishëm në stadium.

I ngjashëm me Neymarin, me të njëjtat flokë, mjekër dhe tatuazhe, mashtroi sigurimin duke veshur kostumin zyrtar të Brazilit.

Ai u shoqërua personalisht në fushë në “Stadium 974” para ndeshjes dhe bëri selfie me disa tifozë që kishin mbërritur herët aty.

@sosianey

#copadomundo #copadomundo2022 #qatar #foryou #neymar

♬ Evoque Prata – DJ SCOBAR

Më pas ai u ul në tribuna për fitoren dhe përfundoi duke u vërshuar nga tifozët që mendonin se ai ishte Neymari i vërtetë.

Ata nuk ishin të vetmit që ranë pre e pamjes së tij. Fox Soccer, i cili është një transmetues zyrtar për Kampionatin Botëror në Katar, postoi një video të asaj që ata mendonin se ishte Neymar duke ecur nëpër Doha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori