Persona të armatosur tentuan të plaçkitin një dyqan, por u penduan keq kur u ballafaquan me pronarin dhe të birin e tij (Video)

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një dyqani të telefonave mobil, kanë filmuar momentin kur një baba së bashku me të birin kacafyten me dy persona të armatosur të cilët tentuan t’i plaçkitin.
Videoja është publikuar nga policia, në të cilën shfaqen dy persona duke u futur në dyqanin që e udhëhiqte një familje nga Teksasi, transmeton Telegrafi.
Njëri nga këta dy persona nxjerr revolen dhe kërcen brenda banakut, por djali i pronarit të lokalit i vërsulet derisa ia gjuan në tokë revolen.
Pasi e kuptuan se po e pësonin keq, personi tjetër nxjerr revolen por edhe ai përplaset keq në tokë kur pronari i lokalit ia bën “mat”.
Pas disa sekondave kacafytje, plaçkitësit dorëzohen dhe vendosin të largohen nga lokali duarthatë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































