Përse edhe unë nuk kam të dashur, shumë vajza edhe më të këqija tashmë janë martuar

Nëse keni arritur në një fazë që të pyesni veten se si është e mundur që të mos keni të dashur, ndërkaq shumë “më të këqija se ti” tashmë janë martuar, koha është të studioni vetveten dhe të gjeni shkaqet përse nuk keni krijuar lidhje.
Nuk dëshironi të dilni në takime
Princi i përsosur paraqitet në dyert tuaja vetëm në përralla dhe në filma hollivudianë. Në jetën reale, do të detyroheni që të angazhoheni dhe sa për fillim, duhet të dilni nga shtëpia. Duhet patjetër të shkoni nëpër klube, të shkoni në kinema, të regjistroheni në ndonjë kurs, të shëtisni…, transmeton Telegrafi.
Ju jeni qendra e botës
Është krejtësisht në rregull t’i përkushtoheni vetvetes në aktivitete të cilat ju bëjnë të ndiheni e lumtur. Mirëpo nëse këtë gjë e bëni gjithë kohën, do të gjendeni në një situatë që të dëshironi të punoni vetëm ato gjëra që ju përshtaten, andaj edhe kur të paraqitet ndonjë mashkull potencial, do ta refuzoni shumë shpejt.
Jeni tepër e zënë
Është ky një problem real i shekullit të 21-të, mirëpo kur të organizoheni më mirë dhe të caktoni prioritetet, do ta kuptoni që me siguri do të keni shumë momente bosh të cilat mund t’i përdorni për t’u argëtuar.
Keni standarde tepër të larta
Kërkoni partner, i cili duhet të jetë i arsimuar, por jo mendjemadh, materialisht i rregulluar, por të jetë xhentëlmen dhe jo koprrac, argëtues, por të mos bëjë shaka në llogari tuajën, romantik por jo edhe patetik, i butë, por edhe i vrazhdë kur duhet dhe, natyrisht, i bukur por jo edhe të kalojë orë të tëra nëpër palestra. Nëse jeni e përsosur, vetëm vazhdoni…
Jeni tepër agresive dhe jotaktike
Nuk paraqet problem se çka thoni, por si e thoni. Nëse dikë sapo e keni njohur, mos e sulmoni me fjalë, sepse do të ndihej sikur të ishte në ring boksi, andaj do të dëshirojë që menjëherë të ikë. Uleni zërin, qëndroni me të dyja këmbët në tokë, ndërkaq debatet lërini për një moment kur do ta njihni më mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë