Autobusët e “Trafikut Urban”, si dhe ata të operatorëve privatë, janë vendosur rreth ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Megjithatë, në një moment, përfaqësuesit e tyre janë përplasur verbalisht mes vete, transmeton Telegrafi.


“Autobusët e operatorit privat që janë parkuar në rrugën ‘Agim Ramadani’, asnjëri nuk lëviz pa u kryer protesta. As nuk jemi për drogë, as për hajni. Ne jemi në të drejtën tonë”, tha njëri nga protestuesit e trafikut privat.

Ndërkaq, një prej protestuesve të “Trafikut Urban” kërkoi nga gazetarët që të mos marrin pamje nga protesta.

Ndryshe, nga 24 dhjetori "Trafiku Urban", ka njoftuar se si pasojë e vështirësive financiare, janë të detyruar të ndërpresin qarkullimin e të gjitha linjave.

"Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburanteve, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025. Shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për pasojat që kjo ndërprerje do t’ju shkaktojë", thuhet në njoftimin e tyre.

Ata njoftuan se qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes.

"Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme. Edhe një herë, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit publik, i cili do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve"./Telegrafi/