Siç raportojnë mediat italiane, pasditen e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në tunelin Ca' Gulino, në qytetin Urbino në Itali.

Sipas gazetës lokale, furgoni i autoambulancës ka hyrë në korsinë ku ndodhej autobusi, dhe ka pasur një përplasje direkte gjatë së cilës furgoni ka marrë flakë, transmeton Telegrafi.


Të katër personat nga furgoni vdiqën: tre mjekë dhe një pacient që po transportohej në një spital lokal.

Në autobus kishte fëmijë të moshës 7 deri në 11 vjeç, të shoqëruar nga një prift dhe disa të rritur. Ata po ktheheshin nga një udhëtim.

Tek fëmijët kishte vetëm disa lëndime të lehta, të gjithë ishin të tronditur. Disa qanin dhe thërrisnin prindërit e tyre. /Telegrafi/