Përmbytjet në fshatin Çukë të Shqipërisë, ngordhin 500 krerë bagëti! Dëmtohen qindra ton misër

Përmbytjet pas çarjes së argjinaturës së lumit Bistricë në fshatin Çukë kanë sjellë dëme të shumta materiale dhe në bagëti.
Mësohet se më shumë se 500 krerë bagëti kanë ngordhur, ndërsa qindra tonë misër dhe produkte të tjera bujqësore janë dëmtuar brenda magazinave, raporton euronews.al.
Ndërkohë probleme nga përmbytjet ka edhe në Konispol në fushat e Çiflikut, Shkallës, Musit, Xarrës dhe Vrinit të cilat janë nën ujë.
Dalja nga shtrati e lumit Pavëll ka përmbytur sipërfaqe të gjera toke dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme tek fermerët.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































