Përleshje në Istog, katër persona arrestohen për sulm fizik

Një ngjarje e dhunshme është regjistruar në Istog, ku katër persona – tre meshkuj dhe një femër – janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy qytetarë, një grua dhe një burrë.
Janë arrestuar katër të dyshuar tre meshkuj dhe një femër kosovare, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF.
Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF).
Pas intervistimit të të dyshuarve, prokurori i rastit ka vendosur që dy prej tyre të lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët të dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































