LAJMI I FUNDIT:

Përjetuan 16 minutat më të gjatë të jetës – japonezët rrëfejnë momentin kur raketa e Kim Jong-un fluturoi mbi kokat e tyre (Video)

Përjetuan 16 minutat më të gjatë të jetës – japonezët rrëfejnë momentin kur raketa e Kim Jong-un fluturoi mbi kokat e tyre (Video)

Banorët e ishullit japonez të Hokkaidos në mëngjes herët u zgjuan nga sirenat dhe mesazhet e alarmeve për shkarkimin e raketës balistike të Koresë së Veriut mbi atë ishull.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në Hokkaido, njerëzit në panik nuk ishin të sigurt se si të reagonin ose sa kohë kishin që të mund të iknin.

Disa thonë se u larguan nga shtëpia dhe disa qëndruan duke pritur për atë që do të ndodhte.


“Edhe nëse do të më urdhëronin të evakuohem, nuk do të dija ku të shkoja. Isha e humbur dhe e hutuar”, ka thënë njëra nga banorët.

Një tjetër ka shpjeguar se ajo nuk u largua sepse, siç tha ajo, “(bombës nuk mund t’i shpëtosh, dhe është më e tmerrshme se çdo gjë”.

E në pritje të fatit, shumë veta ndiheshin të pafuqishëm.

Dhe për fatin e mirë të të gjithëve, raketa ra në det.

Ndërkohë mediat kanë shkruar se kjo vuajtje e japonezëve kishte zgjatur rreth 16 minuta.

Kjo pasi që ishte ora 5.58 kur Koreja e Veriut shkarkoi raketën e parë mbi territorin e Japonisë që nga viti 2009, ndërkohë që në orën 6.14 ishte shpërndarë informata se raketa kishte rënë në det. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori