Përjetoni magjinë në Swiss Diamond Wellness, SPA dhe Health Center

Magjia e shkëlqimit tuaj vjen nga përkushtimi, profesionalizmi, shërbimet tona dhe çdo gjë tjetër që ne ofrojmë.
Në stilin e banjove antike romake, ambientet e qendrës, pishina e brendshme, saunat e llojeve të ndryshme, banjo turke, ambientet ekskluzive dhoma e kripës dhe e akullit relaksojnë mendjen dhe trupin.
Trajtimet për trupin dhe fytyrën ndërthurin teknikat e trashëguara nga lashtësia me mjekësine estetike moderne dhe metodat e fundit të saj.
Relaksohuni dhe në të njejtën kohë kujdeseni për shëndetin tuaj fizik, duke i dhuruar vetes një lëkurë të kuruar, një trup të tonifikuar, një funksionim më të mirë të sistemit tuaj imunitar dhe fizik, luftoni agjentët e brendshëm dhe të jashtëm dhe shenjave që lënë ato në lëkurën tonë.
Në qendrën e shëndetit, për ju ekskluzivisht vetëm në Swiss Diamond Hotel Wellness Health & SPA, trajtimet më të fundit estetike duke anashkaluar ndërhyrjet kirurgjike.
Mjekësia evolon përditë, dhe tani fjala e fundit e shkencës për mirëqenien tuaj fizike dhe paraqitjen trupore, një mundësi e përballueshme për të gjithë.
Trajtimet me Coolscultping ose ndryshe Eleminimi i qelizave dhjamore, pa dhimbje, vetëm Brenda disa seancave, pa efekte anësore, dhe me rezultate të dukshme brenda një kohe të shkurtër.
Trajtimet me Valë akustike, Radiofrekuence për të luftuar celulitin, tonifikim dhe rimodelim të trupit, trajtim i shenjave të plakjes me Formulën Raylife duke garantuar rezultate fantastike.
Teknologjia me Lazer për eleminimin e përhershëm të qimeve, Trajtimin e kapilarëve të gjakut në lekurë, Trajtime për akne etj.
Koha ndalon në Swiss Diamond Wellness, SPA dhe Health Center.
Dhurojini jetës suaj bukurinë, rininë, mirëqenien, relaksin.
Swiss Diamond Hotel Prishtina Wellness, SPA dhe Health Center.
Tempulli Juaj!
























































