Luke Shaw ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Anglisë që ky sezon të përjashtohet shkaku i coronavirusit.
Pandemia botërore ka shtyrë nga muaji mars të gjitha aktivitetet sportive, derisa një pjesë e madhe e botës vazhdon të jetë e izoluar.
Anëtari i Manchester United dëshiron që ky edicion të përjashtohet dhe kur të ketë kushte më të mira, të fillohet një i ri.
“Përjashtojeni dhe të fillojmë nga e para. Po, duhet filluar sërish. Do të jetë më mirë për të gjithë, Nëse duam të mbrojmë shëndetin, duhet të përjashtojmë këtë edicion”, ka thënë ai në një intervistë për Daily Mail.
“Tifozët janë shumë të rëndësishëm. Tani e kuptoni më së miri. Mendoj se pa tifozë asnjë ndeshje nuk duhet zhvilluar. Nuk është ndjeshmëria e njëjtë kur luani me apo pa tifozë”, ka shtuar më tej Shaw.
FIFA pritet të marrë vendimin e madh brena 48 orësh dhe aty do të mësohet se nëse kampionatet do të vazhdojnë apo do të përjashtohen. /Telegrafi/