LAJMI I FUNDIT:

Përhapja e coronavirusit shfaq shenja të ngadalësimit, Finlanda tregon se kur do të rihapë shkollat

Përhapja e coronavirusit shfaq shenja të ngadalësimit, Finlanda tregon se kur do të rihapë shkollat

Finlanda do të rihapë shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor pas 13 majit, pasi i ka mbajtur ato kryesisht të mbyllura që nga 18 marsi, për shkak të coronavirusit.

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, tha që fëmijët do të kthehen në shkollë gradualisht, duke filluar nga 14 maj për pak më shumë se dy javë, para se të fillonte pushimi i tyre veror si zakonisht në fillim të qershorit.

Ndërsa nxënësit në shkollat e mesme të larta dhe ato profesionale do të vazhdojnë të studiojnë në distancë, shtoi ajo, përcjell Telegrafi.


Përhapja e coronavirusit ka treguar shenja të ngadalësimit në Finlandë, me numrin e rasteve për banorë shumë më poshtë se Suedia, Norvegjia dhe Estonia fqinje.

Deri të mërkurën, 206 njerëz kishin vdekur në Finlandë dhe ajo kishte konfirmuar 4,906 raste të coronavirusit.

Instituti finlandez i shëndetit dhe mirëqenies tha se rreth 200 raste të infeksionit ishin gjetur në fëmijët nën 16 vjeç në Finlandë, por asnjë prej tyre nuk ishte shtruar në spital. /Telegrafi/