Ora policore dhe gjendja e jashtëzakonshme ka ndikuar dukshëm në uljen e numrit të aksidenteve në rajonin e Tetovës. Nëse në muajin prill të vitit të kaluar ishin regjistruar 56 aksidente, këtë vit aksidentet janë përgjysmuar respektivisht kanë ndodhur 26. Kësaj gjendje i ka ndihmuar shumë edhe kufizimi i lëvizjeve gjatë orëve të natës , pasi që në kushte normale shumë aksidente ndodhin pikërisht në orët e vona nga vozitja me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara. Po ashtu, gjatë muajit prill nuk ka patur asnjë viktimë në aksidentet e trafikut në rajonin e Tetovës, shkruan gazeta Koha.
“Në këto aksidente nuk ka patur viktima. Në një aksident një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, në 11 aksidente po aq persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kurse në 14 aksidente ka patur vetëm dëme materiale. Dëmi në këto aksidente është përllogaritur mbi një milion denarë”, thotë Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme në Tetovë.
Të dhënat tregojnë se edhe aksi rrugor Gostivar-Tetovë është shumë i frekuentuar, ku kalojnë mbi 13 mijë vetura në ditë. Autostrada Gostivar-Shkup-Tetovë edhe në këtë periudhë vazhdon të jetë e rrezikshme për vozitësit e automjeteve që shfrytëzojnë të njëjtën. Kjo autostradë vite me radhë është më e dëmtuar në pjesën nga Gostivari për në Tetovë, ku aksidentet pothuajse janë pjesë e përditshme e kronikës së zezë për rajonin e Pollogut.
Por edhe krahas orës policore dhe kufizimeve të lëvizjeve megjithatë aksidentet sërish janë regjistruar nëpër vendbanime por edhe në rrugët e qytetit. “Numri më i madh i aksidenteve gjegjësisht 21 kanë ndodhur nëpër vendbanime, kurse 5 jashtë vendbanimeve, kryesisht nëpër rrugët e qytetit të Tetovës, respektivisht 13 edhe në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, gjithsej pesë aksidente”, thotë zëdhënësi Rexhepi.
Shkaqet për këto aksidente janë vozitja e shpejtë, mos respektimi i rregullave dhe shenjave, mos mbajtja e distancës, ndërsa nga policia bëjnë të ditur se gjatë muajit të kaluar 10 udhëtarë kanë marrë lëndime në 26 aksidente. “Shkaqet më të shpeshta edhe gjatë muajit prill kanë qenë kryerja e parregullt e veprimeve në rrugë, mospërshtatja e shpejtësisë sipas kushteve në rrugë, gjegjësisht tejkalimi i shpejtësisë. Në këto aksidente numri më i madh i të lënduarve janë udhëtarë. Gjithsej 10 udhëtarë janë lënduar në muajin prill”, njoftojnë nga policia e Tetovës.
Në Tetovë, më problematike vazhdon të jetë rruga industriale, ku krahas kaosit, po ashtu kohëve të fundit janë regjistruar edhe disa aksidente me këmbësorë. Rritja enorme e numrit të automjeteve në rrugët e Tetovës, mos zgjerimi i rrugëve dekada me radhë, mospasja e vendeve të mjaftueshme të parkimit, ka bërë që Tetova me rrethinë të jetë arenë e vërtetë e aksidenteve të trafiku në këtë pjesë të qytetit. Njohës të rrethanave të komunikacionit pohojnë se Tetova është e stërngarkuar me vetura në këto dhjetë vitet e fundit, kurse nuk janë hapur rrugë të reja dhe i tërë komunikacioni zhvillohet në të njëjtat rrugë si edhe më herët./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës